Dy banesa kanë rënë pre e hajdutëve brenda së njëjtës natë në qytetin e Durrësit.
Vjedhjet janë konstatuar një ditë më parë në banesat e shtetasve: S.K., 50 vjeç, banues në lagjen nr. 18 dhe G.B. 39 vjeç, banues në lagjen nr.4.
Në të dyja banesat, policia thotë se janë marrë disa bizhuteri, ndërsa në banesën e 50-vjeçarit në lagjen nr. 18 është marrë edhe një sasi lekësh.
Autorët nuk janë identifikuar në të dyja rastet, e nuk dihet ende nëse kemi të bëjmë me të njëtët persona apo jo. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e tyre.





