Analisti Fatos Lubonja është përplasur ashpër disa herë mbrëmë me kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako lidhur me ndërtimet në qytetin bregdetar.

Teksa ishin përballë njëri-tjetrit në emisionin “Të Paekspozuarit” në “News24”, Lubonja ka akuzuar Dakon për projektin “Veliera”, ndërsa e cilësoi atë një ‘injorant, ashtu sikur kryeministri Edi Rama”.

Madje Lubonja shkoi edhe më tej, duke shtuar se kryebashkiaku Dako duhet të ishte arrestuar për këtë krim që ka bërë, duke punuar në një zonë të mbrojtur arkeologjike.

Përgjatë emisionit, Lubonja iu drejtua Vangjush Dakos me fjalët “idiot” dhe “ko*e injoranti”.

Ndërkohë kryebashkiaku i Durrësit i tha Lubonjës se “ty të paska lënë burgu mangët, ta ka dhënë me vonesë”.

Pas mbylljes së emisionit, Dako ka vijuar debatin duke thënë “unë jam më i ndershmi në Shqipëri”.

Teksa dikush e pyet: “Edhe më i ndershëm se Rama?

Po, edhe më i ndershëm se Rama”, ia kthen Dako, raporton “Lapsi.al” që publikon edhe këtë video.