Një shtetas nga Shkupi, Nafi Zeqiri ka denoncuar dje para autoriteteve policore të Tiranës humbjen e birit të tij 10-vjeçar, Shaban Zeriqi dhe të bashkëshortes Nafije. Sipas tij, djali dhe gruaja janë larguar nga shtëpia e tyre në Shkup, të shtunën e kaluar, duke mos lënë asnjë gjurmë.

Kryefamiljari, duke humbur kontaktet me telefon, ka njoftuar menjëherë autoritetet e policisë në Shkup.

Ai dyshon se bashkëfajtor në këtë zhdukje mund të jetë qiraxhiu nga Shkodra, Marku, i cili kishte një muaj që qëndronte me nusen e tij shtatzënë në familjen e Nafi Zeqirit.

Sipas kryefamiljarit, bashkëshortja e Markut, i ka kërkuar gruas së Nafi Zeqirit, ta ndihmojë për ta dërguar në spital.

Por prej aty kanë humbur kontaktet me gruan e tij dhe djalin 10-vjeçar, Shabanin, raporton “News24” .

Nafi Zeqiri thotë se gruan e ka me probleme psikike dhe kjo ia vështirëson edhe më shumë gjendjen për gjetjen e saj me djalin.

Vetëm ditën e 8 marsit Nafi Zeqiri ka marrë një mesazh në Viber nga i biri 10-vjeçar, Shaban i cili i shkruan: “O babi nana me ka marr, jam mërzit shumë, hajde na gjen në Tiranë”.

Nafi Zeqiri ka mbërritur në Tiranë duke bërë njoftimet nëpër autoritetet policore vendase. Qytetarët që mund të kenë informacion të njoftojnë në polici për vendndodhjen e tyre.

Numër kontakti në Shqipëri: 0697390983