Një 53-vjeçar, V.T., banor i Shkozetit ka mbetur i plagosur lehtë, pasi është goditur me sende të forta nga shtetasi L.Gj., 46 vjeç.

Policia e Durrësit sqaron se sherri mes dy banorëve të Durrësit është konsumuar në lagjen nr.14. Mësohet se dy shtetasit e përfshirë në sherr janë zënë për motive të dobëta.

46-vjeçari L.Gj. akuzohet për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje”.