Një 35-vjeçar është arrestuar në qytetin e Vlorës pasi u kap me drogë dhe armë në dhomën e një hoteli.

Leonard Murati, banues në kryeqytet, u arrestua pasi gjatë kontrollit të ushtruar në dhomën e një hoteli ku banonte në Orikum, iu gjetën një armë zjarri Pistoletë e llojit TT, model 54, një krehër me 6 copë fishekë të kalibrit 7.62 mm, një sasi prej 6.5 gramë lëndë narkotike e dyshuar si kanabis sativa.

Materialet i kaluar prokurorisë për veprime të mëtejshme.