Me anë të një video te postuar ne “Facebook”  kreu i PD-se Lulzim Basha ka listuar të gjithë kriminelët që Rama ka lënë të lirë dhe të tjerë që pritet ti lërë të lirë. Në status Basha shkruan: “#NgrihemiBashke për #ZgjedhjeTeLira pa kriminelë”.

Rama u jep lirinë kriminelëve dhe bandave të rrezikshme

Lulzim Berisha – Autor i 5 vrasjeve. I akuzuar për 5 vraje të tjera. U dënua me burg të përjetshme në 2012. U lirua në 2016. Kryebashkiaku i Durrësit është garat për lirinë e tij. Tashmë është i lirë.

Hakëmarrja për drejtësi.

Orik Shypi

Leart Shypi

Altin Arapi

Dritan Hapa

Gent Caka

Nikolin Novruzaj

Pasho Novruzaj

Gëzim Gjoni

Rolan Shyti

Të gjithë autorë të 9 vrasjeve. Akt terrorit me bombë në supermarketit Vefa. Autorë të disa pengmarrje. Dënuar me burgim të përjetshëm e dënim të rëndë në 2009. Kthyer në rigjykim në 2016. U shpallën të pafajshëm në 2017.

Aldo Bare– Kreu i bandave të Lushjes. Autor i 15 vrasjeve, krijues organizate kriminale. I dënuar me burgim të përjetshme ne 2011. Dënimi u shfajësua në 2017. Sot në prag të lirimit.

Klemen Balili – I quajtur Eskobari i Ballkanit. Kreu i një rrjeti ndërkombëtarë të trafikut të drogës. Me 2016 Greqia dhe SHNA-të kërkuan arrestimin e tij. Policia shqiptare nuk e arrestoi. Vazhdon lëvizjen i lirë.

Domat Konjari – Trafikant ndërkombëtarë kokaine. I dyshuar për 8 vrasje.  I dënuar në mungesë me 10 vite burg në Francë. U ndalua në Shqipëri në 2015 por u la i lirë.

Emiljano Shullazi– Akuzohet për: Krijim grupi kriminal, peng merrje, shkatërrim prone, u arrestua në 2016 dhe u la në burg pa afat nga gjykata. Në shkurt të 2017, u transferua në spitalin e burgut për të përgatitur lirimin e tij. Po lirohet.

Endrit Dokle– Autor i 8 vrasjeve në grup. Trafikant qeniesh njerëzore. Trafikant heroine. I dënuar me burgim të përjetshëm në 2012.  Është në prag lirimi nga Gjykata Kushtetuese. Po lirohet.