Vjehrri 78-vjeçar ka denoncuar në policinë e Durrësit ish-nusen e djalit, pasi kjo e fundit ka braktisur djalin e mitur dhe është larguar jashtë shtetit.

Sipas policisë, një ditë më parë, në orën 15:00, ndaj shtetases M.V., 31 vjeçe, banuese në Kashar, ka bërë kallzim shtetasi H.Xh. 78 vjeç, banues në fshatin Rubjekë, Maminas. Sipas vjehrrit, 31-vjeçarja (ish- nusja e djalit) ka braktisur djalin e saj të mitur (e ka lënë tek prindërit e saj) me inicile K.Xh. 10 vjeç dhe është larguar jashtë shtetit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale "Braktisja e fëmijëve te mitur".