32 kg kokainë, me vlerë tregu rreth 4,5 milionë euro janë sekuestruar nga Guardia di Finanza në një shtëpi afër zonës së Como-s, ndërsa në pranga kanë përfunduar dy vëllezër shqiptarë.

Të arrestuarit janë vëllezërit me inicialet Q. N., 34 vjeç dhe A.N. 32 vjeç.

Mediet italiane raportojnë se përveç 32 kg kokainë, atyre u janë gjetur edhe 233.950 € kesh. Gjatë hetimeve, është identifikuar një makinë e dyshimtë, që e kishin në përdorim dy vëllezërit me kombësi shqiptare, të dy të papunë, por transportonin drogën e blerë më parë në Holandë.

Droga u gjet nga karabinierët brenda një dollapi të mbyllur, e paketuar në 29 pako të vogla ëmbëlsirash. Në të njëjtin vend u gjet edhe shuma e konsiderueshme e parave.