Një 56-vjeçar është vënë në pranga, pasi plagosi me thikë bashkëshorten e tij.

Policia bën me dije se Ramazan Ramaj banues në  Fushë-Krujë,më datë 07.03.2017, ora 00:20, për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës, thikë, bashkëshorten e tij, shtetasen Q.R. 53 vjeçe.

“Durrës Lajm” mëson se autori është shprehur se është konfliktuar me gruan, sepse ajo kishte konsumuar alkool në shtëpi dhe ishte dehur. Ndërkohë bëhet me dije se bashkëshortët jetonin vetëm në shtëpi, ndërsa fëmijët i kanë jashtë Shqipërisë.

E dëmtuara ndodhet në Spitalin Ushtarak Tiranë nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale" Dhunë në familje" parashikuar në nenin 130/ a të Kodit Penal.