Një aksident i rëndë automobilistik me pasojë plagosjen e 4 personave ka ndodhur gjatë ditës së sotme në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në vendin e quajtur Papër.
Dy automjete, një tip “Renault” me targa AA615MC dhe një tip “Benz” me targa AA050EY janë përplasur kokë më kokë.
Sipas të dhënave të para, mësohet se të plagosurit janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa ende nuk dihet identiteti i tyre.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe motiveve të ngjarjes.





