Me plot 1 milion euro drogë janë kapur dy shqiptarë në Romë. Sipas medieve italiane, në pranga kanë përfunduar dy shqiptarë, të moshës 22 e 23 vjeç.
Në shtëpinë e tyre në lagjen "Borghesiana" u gjetën 240 kg marijuanë, 50 gramë kokainë e pastër, një pistoletë e rreth 20 mijë euro cash.
Në momentin e arrestimit, dy shqiptarët u përpoqën të largoheshin, duke hipur sipër çative të ndërtesave. Por kjo tentativë e tyre nuk pati sukses.
Policia italiane vazhdon hetimet për të zbuluar bashkëpunëtorët e tyre. Akuza ndaj tyre është trafik lëndësh narkotike e armëmbajtje pa leje.





