Shqiptarët bëhen sërish protagonistë të ngjarjeve kriminale, teksa kanë plagosur me armë zjarri një person në Itali.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat italiane sipas të cilave atentati ka ndodhur mbrëmjen e sotme, ndërsa i plagosur është një 25-vjeçar senegalez.

Ai është transportuar me urgjencë në spital, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë mbërritur edhe forcat e policisë.

Nga hetimet paraprake dhe dëshmitë e marra nga vendi i ngjarjes dyshohet se autorët të jenë shqiptarët.

“Ai u qëllua nga një grup shqiptarësh”, citohet të ketë thënë pronari i barit.

Mediat lokale raportojnë se një arsye e mundshme e atentatit është larja e hesapeve për pazaret e drogës.