Shtyhet ngritja e komisioneve te vetingut. Nga 83 deputete qe ishin te pranishem, 81 votuan pro dhe 2 jo. Sipas kreut te grupit parlamentar socialist ne PS, Gramoz Ruci, i cili sqaroi ne seancen e jashtezakonshme te Kuvendit pasditen e se henes, kjo behet qe lista e kandidateve t’i rikthehet Avokatit te Popullit me qellim qe kanidatet qe nuk kane dokumentet ne rregull, te kene mundesi te plotesojne dosjen e tyre te aplikimit.
“Presidenti nuk e ushtroi kompetencën që kishte dhe ia kaloi Avokatit të Popullit. Opinioni publik dhe deputetët duhet të dinë që në Kuvend erdhen 21 kandidatë per 28 vende. Disa nuk plotësojnë kriteret për mungesë dokumentacioni, për një dëshmi të gjuhës së huaj, apo per nje dokument qe duhet noterizuar. Keshtu qe komisioni që do ngrinte parlamenti sot do kishte vetëm 21 kandidat për 28 vende gjë që ne nuk na duket e arsyeshme.
Edhe koha ka qenë e shkurtër por dhe mungesë eksperience ka pasur si nga institucioni përkatës dhe aplikuesit, edhe nga trysnia e madhe që është ushtruar ndaj aplikuesve, për të siguruar një proces sa më të drejtë dhe për t’i dhënë mundësi të barabartë të gjithë atyre që dëshirojnë, ne gjykojmë që të 70 aplikantët që konsiderohen që formalisht kanë një mungesë dokumenti t’i japim kohë 7 ditë Avokatit të Popullit t’i thërrasë këta aplikues të plotësojnë këto kerkësa që komisioni që duam të ngremë të ketë një bazë të gjerë dhe të mos ketë 21 kandidatë për 28 vende. Ja argumentimi që pse duhet të ndryshonte rendi i ditës, që të bëhej me transparencën e duhur”, tha Ruci.





