Ai hapi sytë dhe lëvizi kokën, sikur të perceptonte diçka. Por, sipas mjekëve, Dritan Demiraj (në foton kryesore) nuk ka asnjë shpresë për t’u zgjuar nga koma e thellë në të cilën ka rënë. Vrasësi shqiptar, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e mamasë së fëmijës së tij dhe parterit të saj në Itali, është transportuar nga klinika Sol et Salus në spitalin e Parmas.

Shkresa e fundit mjekësore thotë se Demiraj është përpjekur të hapë sytë, ka lëvizur kokën, e ka dërguar ‘sinjale’ sikur të kishte një dritë vetëdije. Pavarësisht kësaj, mjekët janë të mendimit se situata e shqiptarit është e pakthyeshme, raportojnë mediat lokale.

Ai që e katandisi shqiptarin në këtë gjendje ishte një tjetër i dënuar në burgun e Parmas. Një ish boksier rumun, me të cilin Demiraj u shkëmbye në korridorin e burgut. Një shikim i tepërt, apo ndoshta një konflikt i lënë pezull deri atëherë, ka bërë të shpërthejë zemërimin e rumunit që e goditi shqiptarin qa egërsisht saqë Demiraj hyri në koma.

Demiraj, nga Vlora, e vrau disa vite më parë ish-gruan e tij Lidia Nusdorfi-n dhe partnerin e saj Silvio Mannina, një krim që tronditi opinionin publik në Itali, edhe për mënyrën monstruoze si u krye.