Një foshnje dy muajshe ka humbur jetën në Qendrën Spitalore "Nënë Tereza" në Tiranë.

Foshnja është çuar me urgjencë në spital dhe sipas Policisë së Tiranës dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

Gjithsesi, Policia e Tiranës dhe Prokuroria kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes.

Burime nga Policia bëjnë me dije se foshnja po trajtohej nga mjekët dhe më pas ka ndërruar jetë. Pritet të bëhet edhe ekspertiza mjeko-ligjore.