Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka shpërndarë spotin e radhës së kësaj partie në mbështetje të kauzës për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

“Edi Rama erdhi në pushtet së bashku me krimin dhe po kërkon ta mbajë pushtetin së bashku me krimin”, shkruan Basha.

Ndërsa listohen të gjithë deputetët, krerët e bashkive dhe funksionarë të tjerë të PS-së që sipas demokratëve janë të inkriminuar, demokratët thonë se Rama i futi me vetëdije në listat e PS.

“Edi Rama do pushtet dhe para. Vetëm krimi ia siguron votat dhe paratë.Duam zgjedhje pa kriminelë, zgjedhje të lira”.