Një diplomat gjerman në Tiranë është gjetur pa jetë në banesën e tij. Ka qenë stafi i Ambasadës gjermane që ka njoftuar policinë, se Michael Gumprich, pjesë e stafit të tyre kishte ndërruar jetë në banesë.
Sipas policisë, dyshohet se vdekja e 54-vjeçarit ka ardhur për shkak të një ataku kardiak.
Njoftimi i policisë
Më datë 05.03.2017, rreth orës 02:10, jemi njoftuar nga Ambasada Gjermane, se ka ndërruar jetë në banesë diplomati i Ambasadës Gjermane shtetasi M.G. 54 vjeç. Mendohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale, atak kardiak.





