Të paktën 18 persona kanë humbur jetën dhe 37 të tjerë janë lënduar si pasojë e rrëshqitjes në greminë të një autobusi i cili transportonte udhëtarë në afërsi të kryeqytetit të Panamasë.
Siç thonë autoritetet vendase, aksidenti ka ndodhur në krahinën Anton, rreth 170 kilometra nga qyteti Panama, ndërkohë që autoritetet akoma nuk kanë dhënë informacione për shkaqet që kanë çuar në këtë tragjedi.
“Të gjithë të vdekurit gjendeshin në një autobus që transportonte mbi 50 punëtorë të një ferme. Gjashtëmbëdhjetë persona vdiqën në vendin e ngjarjes dhe dy në spital. Një tjetër person është në gjendje kritike”, tha drejtori i mbrojtjes civile, Jose Donderis.
Zëdhënësi qeveritar i Panamasë, Manuel Dominguez tha se gjithë të vdekurit kanë qenë burra.