Efektivi i kërkon drejtuesit të mjetit dokumentet, ndërsa ai i ofron 1000 lekë që ta korruptojë.
Ky moment është kapur nga kamerat në një video të publikuar nga policia, ku punonjësi i policisë i vë prangat menjëherë të riut.
“Po mundohesh me më korruptu ti mua, të thashë sill letrat e makinës”, shprehet polici.
“Po më fal o shef për zotin”, janë fjalët e shoferit i cili me pak rezistencë detyrohet t’i bindet urdhrit të policit.
Ky është vetëm një rast, ndërsa në njoftimin e policisë thuhet se vetëm në muajin shkurt janë goditur 29 raste të mitdhënies me 29 persona të arrestuar.





