Kryeministri Edi Rama ka përfunduar drekën me bashkëshorten e tij dhe djalin e vogël Zahon, pranë një lokali ku opozita po zhvillon protestën prej disa javësh.

‘BalkanWeb’ raporton se pasi Rama është larguar nga lokali ka zgjedhur të ecë në këmbë dhe ka përshëndetur në distancë protestuesit e opozitës, por ata janë përgjigjur duke e qëlluar në distancë me ujë, patate dhe vezë.

Duket se ky veprim nuk u ka pëlqyer protestuesve të Partisë Demokratike te çadra e ngritur para kryeministrisë dhe kanë reguar ashpër ndaj kryeministrit.

Ndonëse e diel, raportohet se kryeministri ka qenë fillimisht në zyrën e tij, më pas pasi ka përfunduar drekën në një lokal ka zgjedhur të ecë në Bulevard, shumë pranë çadrës, ç’ka ka sjellë edhe irritimin e protestuesve të djathtë, të cilët kanë fishkëllyer dhe nuk i kanë kursyer të sharat në kor si në stadium në drejtim të tij.