Kryeministri Edi Rama ka përshkuar në këmbë bulevardin “Dëshmorët e Kombit” sot në mesditë, duke kaluar fare pranë çadrës së protestuesve të PD-së.
I shoqëruar nga 4 truproja, Kreu i qeverisë është nisur nga zyra e tij në Kryeministri dhe ka kaluar në këmbë përmes bulevardit, duke u drejtuar ndërmjet Kryesisë së Kuvendit dhe kullave binjake.
Kjo ka sjellë edhe reagimin e protestuesve të opozitës të cilët e kanë fishkëllyer Kryeministrin si dhe kanë thirrur në kor “Rama Ik”, ndërsa nuk kanë munguar as ofendimet.
U dëgjuan edhe nga ata që nisën sharje të rëndomta siç ndodh rëndom nëpër stadiume. “Rama, Rama, të q*** motrën”, thërriste një protestues.
Pas kësaj, Rama kaloi në pjesën prapa Kryesisë së Kuvendit, krejt i pashqetësuar.





