Fituesi i Kupës së Botës me Gjermaninë, Kevin Grosskreutz është shkëputur tashmë nga rrugëtimi i ekipit gjerman të kategorisë së dytë, Stuttgart, pas përfshirjes së tij në një sherr që e la atë të dëmtuar, aq sa për t’u shtruar në spital. Nëpërmjet një deklarate të publikuar në faqen zyrtare, klubi i Stuttgart njoftoi se kontrata me mbrojtësin 28-vjeçar është mbyllur parakohe dhe në mënyrë të menjëhershme, por me marrëveshjen e të dy palëve.

Deklarata e klubit citonte gjithashtu nevojën që futbollistët e ekipit të parë të ishin model për tu ndjekur në klub, duke përmendur gjithashtu faktin që Grosskreutz kishte kërkuar sinqerisht ndjesë për sjelljen e tij dhe se ishte penduar shumë për atë që kishte ndodhur. Vetë Grosskreutz, në një konferencë për mediat deklaroi se për momentin nuk dëshironte të kishte asnjë lidhje me futbollin.

Ai kërkoi falje për atë që ai vetë e e konsideroi një gabim dhe thotë: “Unë pranoj konseguencat dhe më vjen keq që kohai me te Stuttgart mbërrti në fund, në këtë mënyrë”. Ish-ylli i Borussia Dortmund nuk vuajti ndonjë plagosje serioze në atë zënkë. Në deklaratën e saj të së martës, policia tha se një 28-vjeçar ishte shtruar në spital për shkak të një plage në kokë, të pësuar si pasojë e një grushti të marrë gjatë një zënke mes dy grupeve, të ndodhur të hënën.

Foto të postuara në Instagram shfaqën fytyrën e Grosskreutz dhe kokën e tij të çarë dhe të mbuluar nga gjaku. Grosskreutz ishte pjesë e ekipit përfaqësues të Gjermanisë, në ekipin që fitoi Kupën e Botës “Brazil 2014”, ndonëse ai nuk u aktivizua në asnjë ndeshje gjatë atij eventi. Mbrojtësi 28-vjeçar u bashkua me Stuttgart pas transferimit nga ekipi turk, Galatasaray.