Futbolli argjentinas po përjeton momente të vështira. Lojtarët e Primera Division konfirmuan  mbajtjen e një greve për shkak të vonesës së pagave nga klubet e tyre respektive.

“Shumë prej lojtarëve nuk marrin pagën e tyre prej 5 muajsh nga klubet dhe ky borxh duhet të ishte shlyer përpara fillimit të kampionatiti në të 5 divizionet e futbollit profesionist- tha Presidenti i Shoqatës së Futbollistëve Sergio Marchi për Reuters-ne nuk do të luajmë këtë fundjavë, futbollistët nuk do të përmbushin detyrën e tyre”.

Ndërkaq, Federata Argjentinase e Futbollit, që e shtyu fillimin e kampionatit me 1 muaj, nuk ngurroi të kërcënojë klubet me ndëshkim me gjobë dhe heqje pikësh.  Konfirmimi i grevës së futbollistëve erdhi menjëherë pas lajmeve se ishte arritur një marrëveshje në lidhje me këtë cështje dhe se qeveria argjentinase kishte akorduar një fond Federatës. Por futbollistët deklaruan se ende nuk e kanë marrë atë që u takon.