Kryeministri Edi Rama ka zgjidhur që këtë të shtunë të firmosë peticionin për Refomën në Drejtësi, vettingun. Kreu i qeverisë ka hedhur firmën e tij tek çadra e ngritur tek parku Rinia.

Gjatë fjalës së tij para gazetarëve Rama tha se Partia Socialiste mbështet reformën në drejtësi e vettingun, ndërsa shtoi se ai do çlirohej sistemin e drejtësisë nga korrupsioni.

Po ashtu, ai komentoi dhe vizitën dhe mesazhet e përfaqësues se lartë të BE-së, Federica Mogherini, që sipas tij ishin të qarta. Kryeministri tha se me opozitën mazhoranca është gati për bisedime dhe jo negociata.