Ministria e Mjedisit i ka kthyer përgjigje letrës së Aleancës Kundër Importit të Plehrave ku kërkonte informacion nëse ka pasur tranzit kontejnerësh me mbetje gjatë vitit 2014-2016.
Sipas Ministrisë së Mjedisit AKIP është njohur me listën e subjekteve të autorizuara për kontenierët në vitet 2014-2016. Gjithashtu në përgjigje, Ministria thekson se nuk është njohur në rrugë zyrtare për humbje të kontejnerëve.
“Kërkojmë informacion nëse ka pasur tranzit kontenieresh me mbetjeje gjatë vitit 2014-2016 dhe në cilat pika doganore janë përdorur për kalimin e mbetjeve?”- thuhet në letrën e AKIP drejtuar Ministrisë së Mjedisit, Ministrisë së Financave si dhe kryeprokurorit Adriatik Llalla.





