Federika Mogherini do të jetë sot në Tiranë në një vizitë zyrtare. Në axhendën e bërë publike, Përfaqësuesja e Lartë e Marrëdhënieve të Jashtme të Bashkimit Europian do të takohet me kryetarin e Kuvendit, Meta, kryeministrin Rama, Presidentin Nishani dhe krerët e grupeve parlamentare të kuvendit. Ndërkohë mësohet se nuk do të ketë takim me kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha, i cili po udhëheq protestën dyjavore në bulevard, pasi nuk ka pasur kërkesë nga stafi i Mogherinit. Por zyrtarja e BE-së do të zhvillojë takim me kreun e grupit parlamentar demokrat dhe nënkryetarin e këtij grupi, pas takimit me Metën.
Takimet e Mogherinit:
16:50 Takim me Presidentin Bujar Nishani, te Presidenca
17:30 Takime me studentët e Erasmus+
17:45 Takim me Ministrin e Punëve të Jashtme Ditmir Bushati
18:00 Fjalim në Universitetin e Tiranës së bashku me Ministrin e Punëve të Jashtme Ditmir Bushati
18:45 Takim me Kryetarin e Kuvendit Ilir Meta
19:10 Takim me partitë politike parlamentare tek Kuvendi
20:00 Takim me Kryeministrin Edi Rama
20:15 Përmbledhje për shtyp me Kryeministrin Edi Rama
Pas takimit, Kryeministri dhe përfaqësuesja e Politikës së Jashtme të BE do të mbajnë një deklaratë për media të përbashkët.





