Atletiko Madrid po luante në transfertë kundër Deportivo La Korunjës. Minutat e fundit të kësaj sfide u kthyen në moment tmerri për lojtarët madrilenë pasi sulmuesi Fernando Torres mbeti pa ndjenja në fushë. Futbollisti i njohur mbeti i shtrirë në tokë pas një përplasjeje të tmerrshme.

Në fillim nisi loja, por më pas të gjithë vrapuan drejt Torresit që nuk po reagonte. Shokët e skuadrës u munduan t’i nxirrnin gjuhën, pasi gjendja e tij ishte kritike për jetën. Në fund ai u përmend dhe më pas u nis me urgjencë drejt spitalit me ambulancën që ishte e pranishme në stadium.

Pasi u dërgua në spital, klubi i Atletiko Madrid ka dalë në një njoftim për shtyp ku bën me dije se gjendja e sulmuesit është stabilizuar, e nga ana tjetër falënderon të gjithë mbështetësit.

Faleminderit për mesazhet e mbështetjes për Torres. Ai është stabilizuar dhe është i vetëdijshëm. Do ta kalojë natën nën vëzhgim dhe do të bëjë më shumë teste nesër”, përfundon njoftimi i klubit spanjoll në “Twitter”.

Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme.