Zhvillimet më të fundit në Maqedoni kanë gjetur një jehonë të gjerë edhe në vendin tonë. Aktorët kryesorë të politikës shqiptare kanë reaguar mbi vendimin më të fundit të presidentit maqedonas Gjorgje Ivanov për të mos i dorëzuar kreut të LSDM-së Zoran Zaev mandatin për krijimin e qeverisë së re, vendim ky që mund të krijojë një moment të trazuar në vendin fqinjë.
Për këtë shqetësim rajonal, që lidhet shumë ngushtë me fatin e qindra mijëra shqiptarëve të Maqedonisë ka reaguar edhe arkitekti durrsak, Indrit Hamiti, në një reagim në rrjetin social Facebook.
Në analizën e tij për zhvillimet më të fundit në vendin fqinjë, Hamiti, duke iu referuar pikë së pari faktorit shqiptar, shprehet se “Nese ka nje kontribut qe individet e forcat politike nga Shqiperia mund ti japin vellezerve te tyre eshte pikerisht thirrja per pjekuri, strategji institucionale e bashkerendim me aleatet historike. Cdo thirrje per pershkallezim te situates e deligjitimon kerkesen e per nje pozicion te merituar ne nje shoqeri multikulturore. Cdo thirrje per pavaresi shqiptareve kthehet ne eko te britmave te protestuesve maqedones kunder nje shteti tjeter shqiptar ne ballkan.”
Sipas Hamitit, “personalisht do doja qe shqiptaret ne Maqedoni te bashkerendojne veprimet me forcat progresiste e te hulumtojne gjithe rruget institucionale perfshi iniciativen per shkarkimin e Ivanovit.”
Statusi i plotë i Indrit Hamitit
Kriza ne Maqedoni edhe pse shum e rrezikshme ka nevoje te administrohet me pjekuri. Ivanov esht perfaqesues i nje pjese te shoqerise Maqedonase qe egzistencen e shtetit e lidhin me karakterin unitar e identitetin sllav e me gjuhen zyrtare sllave. Me gjithe sforcot e Gruevskit ne protestat e Shkupit numri i protestuesve kunder platformes shqiptare esht i vogel e fraksione te tilla gjen ne cdo shoqeri. Maqedonia u krijua si entitet territorial me qellimin e shmangies se konflikteve ne nje zone tampon ku pavaresisht maxhorancave bashkejtojne disa etni. Formula me e suksesshme e paqes ne keto modele eshte multikulturalizmi. Politikanet shqiptare duhet te jene te afte te vene ne evidence e te promovojne faktin qe shqipja si gjuhe e perdorur ne te gjithe territorin e Maqedonise esht nje vlere e shtuar, faciliton jeten e qytetareve te ketij shteti dhe esht ne funksion te modelit mbi te cilit mund te funksionoje Maqedonia pra multikulturalizmit. Pa diskutim qe sot ka nje ngerc institucional ne Maqedoni i cili duhet te kerkohet te zgjidhet ne krye te heres me mjete kushtetuese. Nese ka nje kontribut qe individet e forcat politike nga Shqiperia mund ti japin vellezerve te tyre eshte pikerisht thirrja per pjekuri, strategji institucionale e bashkerendim me aleatet historike. Cdo thirrje per pershkallezim te situates e deligjitimon kerkesen e per nje pozicion te merituar ne nje shoqeri multikulturore. Cdo thirrje per pavaresi shqiptareve kthehet ne eko te britmave te protestuesve maqedones kunder nje shteti tjeter shqiptar ne ballkan. Personalisht do doja qe shqiptaret ne maqedoni te bashkerendojne veprimet me forcat progresiste e te hulumtojne gjithe rruget institucionale perfshi iniciativen per shkarkimin e Ivanovit.





