Takimi mes Ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati dhe homologut të tij Nikos Kotzias të zhvilluar në Athinë ka përfunduar.
Bushati tha për News24, se të dyja palët kishin rënë dakort të dialogonin për çështjet e mbetura pezull.
Ministri i Jashtëm gjithashtu tha se ishin të interesuar për zgjidhjes e situtatës në Maqedoni.
“Ramë dakord me ministrin e jashtëm grek Kotzias që të dialogojmë për çfarëdo lloj çështje të mbetur pezull. Jemi gjithashtu të interesuar për zgjidhjen e situatës në shtetin fqinj Maqedoni,” tha Bushati.





