Specialistët për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Durrës bënë të mundur kapjen e një personi të dënuar për drogë.

Në pranga ra Xh. (Genci) Marku 41 vjeç, banues në Tiranë.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me Vendimin Penal Nr. 1405,  dt.17.12.2014, e ka dënuar me 1 vit dhe 4 muaj e 4 ditë burg për veprën Penale “Trafikimi i lëndëve narkotikëve”.

Për veprime të mëtejshme iu dorëzua efektivëve të Policisë Tiranë.