“Do të bëj ta mbyllësh darkën në një pellg gjaku”, kështu e ka kërcënuar me një çekiç të madh në dorë një shqiptar gruan e tij.
Gjithçka ka ndodhur para syve të tre fëmijëve të terrorizuar, që i përgjëroheshin të ndalonte, shkruajnë mediet italiane.
60-vjeçari shqiptar është arrestuar të martën në darkë nga Policia e Riminit, e cila ndërhyri në rrugën “Curiel”. Urgjencën dhe policinë e kanë lajmëruar nënë e bijë, të cilat iu kanë treguar agjentëve për sulmin e burrit.
Sipas policisë, nuk ishte hera e parë që 60-vjeçari kishte sjellje të dhunshme në familje.
Pavarësisht prezencës së agjentëve të policisë, shqiptari ka vijuar agresionin dhe kërcënimet ndaj fëmijëve nëse iu kishin treguar diçka policëve. Ai u arrestua për dhunë në familje dhe u dërgua në burgun e Riminit.





