Një 50-vjeçar nga Durrësi ka përfunduar në Prokurori, pasi nuk ju bind urdhrit të policit për të ndaluar.

Mësohet se shtetasi B.L. do të ndiqet penalisht sepse një ditë më parë, ndërsa po lëvizte në lagjen nr.3 të qytetit bregdetar, nuk ka ndaluar në momentin kur efektivi i rendit i ka bërë shenjë.

Policia bën të ditur se e ka përcjellë çështjen ndaj 50-vjeçarit në Prokurori.