Duket se në radhët e Partisë Socialiste, jo vetëm kreu i kësaj force politike e ka pasion pikturën.

Pas Edi Ramës, edhe deputeti tjetër i PS Eduard Ndocaj, ka treguar shpesh herë se pikturon shpesh herë kur ka frymëzim dhe kohë.

Së fundmi ai ka ndarë me të gjithë miqtë e tij virtualë një pikturë të realizuar nga vetë dora e tij.

“Miq, dua të përshëndes me këte pikturë. Një kalë që edhe pse i rrethuar me tela me gjemba, me gjithë fuqinë vrapron në rrugën e tij. E. Ndocaj”, shkruan deputeti