Është gjendur i pajetë trupi i një shqiptari në qytezën e “Citta di Castello”, Itali.
I riu është 20-vjeçari, Diljon.D, i cili ishte hedhur për t’i shpëtuar policisë italiane, pasi po ndiqej për një vjedhje të bërë po në këtë qytet.
Trupi i viktimës është gjetur i penguar tek rrënjët e një peme rrëzë lumit Tiber, lumë në të cilin Diljoni ishte hedhur me shpresën që do humbte gjurmët nga policia.
Trupi i pajetë u dërgua në Peruxhia për t’iu nënshtruar ekspertizës mjeko-ligjore dhe për të zbuluar shkaqet e vdekjes së 20-vjeçarit.
Diljoni nuk kishte shkuar në shtëpi prej dy ditësh dhe ishin prindërit ata që e denoncuan humbjen e tij. Shoku i Diljonit, një maroken, tregoi gjithçka në polici, duke bërë me dije që sendet e vjedhura në dyqan kapnin vlerën e 150 eurove dhe pas ndjekjes nga policia ishin hedhur në lumë, por që shqiptari nuk kishte arritur t’ja dilte në kalimin e lumit.
Diljon D. ishte edhe mik i reperit shqiptar, Stresi, me të cilin Diljoni kalonte shpeshherë kohën, duke ndarë foto me të në rrjetet sociale./JOQ/





