Përpara nisjes së takimit me studentët e Shkodrës, Kryeministri Edi Rama u prit me protesta.
Një grup të rinjsh të FRPD-së në Shkodër me pankarta në duar kërkojnë largimin e Ramës nga qeveria. Në to lexohet: “Qeveria Rama teknike. Ik”; “Rama o plehrë kimike”.
Kreu i FRPD-së në Shkodër Arvin Bushati ka thënë se kërkojnë largimin e kryeministrit Rama sepse qeveria është e korruptuar. Sipas tij, ka pasur një konfrontim me policinë dhe ata nuk u lejuan që t’i afrohen rektoratit të universitetit ku kaloi kryeministri. Të rinjtë shprehen se janë të lumtur që sot ndodhen në sheshin “2 prilli ku ranë 4 dëshmoret e demokracisë në 1991, raporton “Panorama”.
Këta protesta të organizuara nga të rinjtë e FRPD-së në Shkodër janë një zë që tregon se mbështesin fort protestat e organizuara nga Partia Demokratike që prej 12 ditësh ka ngritur çadrat para Kryeministrisë.





