2 880 bimë narkotike në proces tharjeje, dhe një sasi prej 7.5 kg kanabis sativa janë sekuestruar në një sipërfaqe pylli në Krujë, ndërsa po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
“Më datë 28.02.2017, ora 15:30, bazuar në planin e masave për evidentimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike në sera, tunele të braktisura, ish-rezerva shtetërore dhe çdo ambient tjetër të mundshëm, gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Kurcaj, Krujë, në një sipërfaqe pylli u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale”, bëri të ditur policia e Durrësit.





