Ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi emisionin “Fiks Fare” se i vuri 10 mijë euro “gjobë” drejtoreshës së shkollës së Mesme të Fushë-Krujës, vetëm për të mos i publikuar filmimin ku kjo e fundit merrte 300 euro.
Por sot drejtori i emisionit, Filip Çakuli e nxjerr zbuluar. Duke folur për “Gazetën Shqiptare”, ai tha se këtë mesazh ai ka bërë vetë Fiksi, Berishës dhe se kjo nuk është hera e parë që ai dështon.
“Këtë mesazh ia bëri ‘Fiks’-i vetë. U ulëm vetë ne dhe e bëmë një mesazh, ia bëmë që ‘Fiks’-i merr kështu dhe kaq. Ne nuk duam të hakmerremi me këtë punë, sepse ajo ngjarje nuk ka ndodhur fare. Mund ta verifikoni nëpër shkolla. Nuk është mesazhi i parë që i kemi bërë”, tha Filip Çakuli.
STATUSI I BERISHËS
Qytetari dixhital denoncon:
-Artur Bushin si te denuar per trafik droge e prostitucioni ne Itali
-plagosje me arme zjarri ne Itali te Kastriot Zalles
-Korrupsionin, gjobvenien nga emisioni “Fiks”. Keshtu ai shkruan:
“Drejtoresha e shkolles se mesme te Fushe Krujes u fillmua nga Fiksi duke marre 300 euro por
-Fiksi nuk e nxori filmimin kundrejt nje ryshfeti, gjobe prej 10 mije eurosh qe i pagoi drejtoresha! sb
“Respekte z doktor e lider I demokracise ne vendin tone.dua te mbetem anonim por dua tju percjell nje shqetesim z artur bushi pasi u amistua nga rilindja per krimin e prostuticionit e te burgut per trafik droge e te plagosjes se qytetarit kastriot zalla ne itali per motive prostuticioni . vajza me emrin bruna nga ferma sukth mbese thumane akoma eshte prostitute ajo mbahet trotuareve te italise nga vellaj I z artur bushi partizan bushi.pra nga tutori artur nga vellaj tutor partizan . Para disa ditesh drejtoresha e gjimnazit ne fushe kruje u filmua qe merrte 300 Euro per nje nder per mos tu nxjerre ne emisionin fiks fare nderhyri z artur bushi duke e shkarkuar e duke e zevendesuar me drejtor tjeter e zonja ne fjal si kembim pagoj 10 mije euro ne kembim te ketij nderi.”





