Dy punonjës të një kompanie private të sigurisë janë arrestuar në Lushnje nën akuzën e vjedhjes.

U arrestuan në flagrancë Ndriçim Beqiri, 26 vjeç, banues në fshatin Imsht, Lushnje dhe Veli Kumanaku, 23 vjeç, banues në fshatin Kallm i Vogël, Fier.

Veli Kumanaku, punonjës i SHPSF “Pelikani” me detyrë në ruajtje të makinerive dhe materialeve të Gazsjellësit “TAP” në fshatin Imsht, në orët e para të mëngjesit të datës 28.02.2017, në bashkëpunim me shtetasin Ndriçim Beqiri, kanë vjedhur 13 shtrate trarësh të makinerive dhe 600-700 litra naftë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprat penale “Vjedhje e kryer duke shpërdoruar detyrën” dhe “Vjedhje e kryer në bashkëpunim”.