Një 47-vjeçar shqiptar është bërë hero, pasi ka shpëtuar fëmijët në një autobus shkolle. Sipas medias gjermane “nwzonline.de”, Avni Mehana i cili jeton refugjat në Butjadingen së bashku me djalin e tij ishin në autobus dhe ai ishte i vetmi i rritur përveç shoferit.
Aksidenti ka ndodhur në fshatin ndërmjet zonave Langwarden dhe Ruhwarden, ku një autobus me 15 nxënës të shkollave fillore ka pësuar aksident. Sipas policisë, fatmirësisht askush nuk është lënduar, por fëmijët kanë vuajtur nga shoku.
Avni Mehana ka thyer dritaren dhe i ka ndihmuar fëmijët të shpëtojnë, madje uji kishte filluar të hynte në autobus.
Shqiptari pësoi disa lëndime gjatë operacionit dhe kishte sjellje shembullore, ka thënë policia. Sipas punëdhënësit të tij, Meent Brunken ai duhet të deportohet nga Gjermania dhe ka qenë rrugës për autoritet e huaja.
Fëmijët ishin të tronditur nga kjo ngjarje, derisa më vonë janë liruar nën kujdesin e prindërve të tyre.
Për të nxjerrë autobusin nga vendi i ngjarjes ishte e vështirë dhe është dashur më shumë se 3 orë.





