Kreu i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako vihet edhe njëherë në fokusin e akuzave të LSI-së. Këtë herë, shigjetat në drejtim të Dakos janë lëshuar nga ish-ministri Ylli Manjani.
Pavarësisht vendimit të dhënë nga Gjykata Administrative e Durrësit për pezullim të punimeve mbi rrenojat antike, punimet duken se nuk kanë të ndalur.
Ish-ministri i Drejtësisë, Manjani, nisur nga ky fakt, e ka konsideruar këtë ngjarje një triumf të kriminalitetit në politikë.
Me anë të një statusi në Twitter, Manjani shkruan se Gjykata e Durrësit pezullon punimet, Bashkia nuk e zbaton.
Ndërsa, pyet: “Ku janë kriminelët, në gjykatë apo në pushtet? Po bëjmë shtet apo shaka?!”





