Histori komike nga Anglia: Kristal Palas luante të shtunën një ndeshje jetike kundër Midëllsbrout dhe ndonëse fitoi në fushë, mori një dhuratë të hidhur nga tifozët e vet, që vizatuan emrin CRYSTAL PALACE FC mbi autobusin e klubit.Për të qeshur është fakti se tifozët nuk e dinin që po vandalizonin autobusin e skuadrës së zemrës, sepse kujtuan se ishte autobusi i Midëllsbrout, kur e panë të parkuar në një hotel pranë stadiumit “Selhurst Park”.

Një nga punonjësit e stadiumit postoi foton dhe shkroi në Twitter: “40.000 sterlina dëm te autobusi ynë, sepse kujtuan se ishte i Midëllsbrout. E bukur kjo!”.Gjithsesi, duke parë foton, nuk është se autobusi ngjan shumë keq, thjesht dallohet 100 km larg dhe tifozët kundërshtarë do ta dallonin lehtë po të kishin dëshirë ta sulmonin.