Përmbysje fantastike e vajzave kuqezi. Kombëtarja e femrave e drejtuar nga Armir Grima, arriti një fitore karakteri përballë Malit të Zi në Elbasan Arena ku u imponua 5-3 në një përballje rokamboleske. Testi që vlen për përgatitjet e fushatës së paraelminatoreve të botërorit 2019 nisi menjëherë në malore për vajzat shqiptare me Armisa Kuc që u shkëput në fillin e pozicionit jashtë loje, për të kaluar në avantazh malazezet që në minutën e 3-të. vajzat shqiptare duket se e ndien goditjen dhe në minutën e 18 pësuan edhe golin e dytë me Tamara Bojat që ndëshkoi sërish portën e Rexhepit.

Në disavantazhin e dy golave Shqipëria reagoi menjëherë me Megi Docin që në minutën e 21 dhuroi një goditje të bukur dënimi me topin që puthi traversën para se të dilte jashtë. Vajzat kuqezi rritën gradualisht presionin duke vënë në vështirëzi kundërshtaret dhe ja dolën të shkurtonin distancën në minutën e 53 kur Suada Jashari rihapi lojën duke ndëshkuar Obradovic. Portieria e Malit të Zi ishte me fat në disa raste por nuk arriti te evidonte golin e barazimit që mban firmën e Saranda Hashanit që shënoi në minutën e 78.

Në të 74 Shqipëria ishte shumë pranë golit të avantazhit kur Ivomkapic shpëtoi mrekullisht portën në goditjen e memedov, por pikërisht kur po përjetonin momentin e tyre më të mirë, vajzat shqiptare u ndëshkuan 10 minuta nga fundi i kohës së rregullt me Tamara Bojat e lënë e lirë në zonë që shënoi me kokë duke kaluar para Malin e Zi.

Nje leksion që padyshim do të shërbejë për të ardhmen, me vajzat kuqezi që gjithsesi gjetën forcën e duhur dhe u hodhën përparta për ta bërë të tyren ndeshjen. Në të 87 Lucie Gjini ja doli të barazonte shifrat në 3-3, dhe vetëm një minutë më pas, Memedov kaloi për herë të parë Shqipërinë në avantazh me një prekje të thjeshtë e lënë e vetme para portës malazeze. në shtesë kishte vend edhe për golin e Begollit që bëri më të mirën pas një goditjeje këndi për ti fiksuar shifrat në 5-3. Një fitore karakteri nga vajzat e Kombëtares, me “nxënësin” Armir Grima që mund profesorin Dervisjh Haxhiosmanovic, është pikërisht ish trajneri i Vllaznisë drejtuesi aktual në stolin e kombëtares së femrave në vendin fqinj.