Edhe seanca e tretë për dëshminë e Shkëlzen Berishës në Komisionin Hetimor të CEZ ka dështuar.
Shkëlzen Berisha ka refuzuar për të tretën herë të dëshmojë në këtë komision dhe të bëjë betimin.
Pas formulës së betimit, Shkëlzen Berisha ka nisur të sulmojë kreun e Komisionit, Taulant Balla.
Mësohet se Shkëlzen Berisha e ka cilësuar palaço dhe shpifës Ballën, ndërsa ky i është kthyer: “Të ka mësuar babi keq ty, dil jashtë”. Pas kësaj, Shkëlzen Berisha ka dalë nga komisioni.





