Ka ndërruar jetë në spital 35-vjeçari shqiptar, Klodjan Hysa, i cili mbeti i plagosur në kokë pasi nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar, fill pasi ai kishte kryer një grabitje. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së premtes në provincën e Mascerata-s.
Ai gjendej prej disa ditësh në terapi intensvie në gjendje kome. Por, fatkeqësisht shqiptari nuk mundi të mbijetojë (ne foton kryesore, burri me kapele eshte babai i viktimes. Ne foton poshte e fejuara e tij).
NGJARJA
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së premtes në Monte San Giusto, Macerata, në Itali, teksa shqiptari është përpjekur t’i largohet dy policëve, pasi drejtonte një mjet të vjedhur. Por në një moment policia ka qëlluar në drejtim të tij, dhe plumbi i cili e ka prekur në kokë, ka bërë që i riu të bjerë në gjendje kome, por më pas të ndërrojë jetë
Sipas burimeve mjekësore nga spitali i Maceratas, ai është klinikisht ishte i vdekur, dhe për këtë shkak nuk ka qenë e mundur që të ndërhyhet qofte edhe për të nxjerrë plumbin. Ai mesa duket kishte kryer një vjedhje dhe po mundohej të shpëtonte. Bashkë me të ishin edhe dy bashkëpunëtorë, por në momentin e ngjarjes kane mundur të arratisen.
Sipas mediave italiane, policia po ushtronte kontrolle në zonë, pasi ishin bërë denoncime për disa vjedhje. Mbrëmjen e se premtes, rreth orës 19:00, Policia italiane ka nuhatur makinën Fiat Bravo e cila ka rezultuar e vjedhur në qytetin e Ternit, duke u vënë menjëherë në ndjekje të 35-vjecarit shqiptar që e drejtonte atë.





