“Për këtë arsye e kemi blerë, për të bërë diferencën në fushën e lojës. Me keni blerë mua? Unë erdha falas, të blenë ty”. Zlatan Ibrahimovic thumbon Paul Pogba pas suksesit të Manchester United në finalen e Kupës së Ligës, trofeu i parë me fanellën e “Djajve të kuq” për dy lojtarët më të çmuar të armatës së Jose Mourinhos.

Në përfundim të ndeshjes ishte kjo intervistë që tërhoqi vëmendjen duke bërë xhiron e botës sepse Ibra mbetet përherë Ibra, një lojtar magjik në fushë por edhe shumë interesant jashtë saj. Shtatlarti suedez që shëni dy gola në finalen e së Dielës u shfaq në humor edhe në tunelin e stadiumit “Wembley” ku shkëputi një tjetër batutë.

Gazetari e pyet sulmuesin se çfarë do të bëjë me këtë medalje, ku do ta vendosë? Përgjigja e Ibrahimovic? Brilante: Do tavendos në muze, kam blerë një shtëpi vetëm për medaljet.35-vjeçari i lindur në Malmoe duket se ka gjetur ambjentin ideal në Manchester ku me shumë mundësi do të vazhdojë karrierën edhe gjatë sezonit të ardhshëm edhe pse kontrata aktuale skadon pas pak muajsh.