Dy vajza janë sulmuar ditën e sotme në Fier nga një person. Ngjarja ka ndodhur për shkak se dy vajzat ishin parë në fundjavë në çadrën e PD-së para Kryeministrisë.

Lajmin e ka bërë të ditur kreu i PD-së, Lulzim Basha ditën e sotme, teksa ka folur në çadër. Ai tha se vajzat janë sulmuar nga personi në fjalë pasi kanë dalë nga puna ditën e sotme.

Ai madje lëshoi edhe një ultimatum për Policinë e Fierit: “Nëse nuk e arrestoni autorin brenda orës 12:00 të ditës së sotme do të merrni në shpatulla pasojat e mosveprimit tuaj”, tha Basha.