Prokuroria e Tiranës në pretencën për 8 studentë të “Lëvizjes për Universitetin”, të cilët më 2 nëntor 2015, goditën me vezë kryeministrin Edi Rama gjatë protestave të zhvilluara në Tiranë kundër ligjit për arsimin e lartë, ka kërkuar nga gjykata dënimin me 60 orë punë në interes publik për secilin student.
Studentët po hetohen në gjendje të lirë edhe për kundërshtim të forcave të rendit.





