Kryeministri Edi Rama ka treguar një histori personale nga koha kur ka qenë kryetar bashkie me një taksixhi i cili ishte diplomuar në drejtësi për shkak të një marrëveshjeje që kishte bërë me pronarin e një universiteti, emrin e të cilit Rama tha se nuk ka rëndësi.
“Një histori personale, në atë kohë kur kam qenë kryetar bashkie e kisha si ritual që një herë në disa muaj hipja në taksi dhe i thosha taksixhiut ec dhe vetëm fol, dhe një natë më thotë sot shef s’të marr lekë se kam marrë masterin në drejtësi.
I thashë po si ia dole, se ti gjithë natën rrugëve.
Jo mor burr tha, jam regjistruar në final shkolllë, s’ka rëndësi emri dhe kam bërë një marrëveshje me atë pronarin që i çoj kalamajtë në shkollë dhe kur do gruaja e vet me dal për shopping dhe ai s’ka mundësi, ia çoj unë se ajo s’di t’i japë makinës, tani po mendoj ta bëj doktoraturën? Si thua ti?’
Tani nuk e di si ka vajt puna e atij se nëse e ka bërë doktoraturën mund të jetë nga ata të vetingut, kushedi mund të jetë edhe gjykatës dhe prokuror tani”, tha Rama, raporton “Panorama”.





