Dy shqiptarë janë në gjendje të rëndë për jetën, pasi janë përfshirë në një aksident me makinë në Itali.
Mediet italiane raportojnë se aksidenti ka ndodhur në Magliano de ‘Marsi, ndërsa të plagosurit janë identifikuar si shtetasit, I.S. 27 vjeç dhe G.R. 37 vjeç.
Makina, tip “Audi A6” drejtohej nga 27-vjeçari I.S. Në ecje e sipër ai ka humbur kontrollin e makinës dhe është aksidentuar. Pas hetimeve të para të policisë, rezulton se drejtuesi shqiptar ka dalë pozitiv me alkool dhe kokainë.





