Reperi i njohur dhe i dashur për publikun shqiptar ka rrefyer mbrëmjen e djeshme në rubrikën “5 datat” në “Prive”, ngjarjen e tij të trishtë që deri më tani e kanë ditur vetëm familjarët e tij.
Midis shumë datash të rëndesishme që kanë të bëjnë me jetën e tij, është viti 2011 ku ai publikoi këngën e parë me videoklip.
Në fakt kjo këngë nuk ka qenë e zakontë për të, pasi brenda ka një histori shumë prekëse që lidhet drejtpërdrejtë me jetën e reperit.
Getinjo u shpreh se në atë këngë është historia e tij me një vajzë e cila kjo e fundit mbeti shtatzënë,abortoi fëmijën dhe u largua më pas me familjen e saj jashtë shtetit.
“Është e bazuar në histori të vërtetë. Vetëm shokët e mi të ngushtë e dinë dhe bëjnë shaka shpesh me mua dhe më thonë imagjino të vijë një fëmijë të thotë ti je babai im. Atë vajzën nuk e kam parë më kurrë, ka ikur jashtë vendit me gjithë familjen. Ajo e ka abortuar fëmijën nga informacionet që kam. Këtë këngë e kam bërë vetëm për t’ia çuar asaj jo për ta publikuar. Kënga doli pa pëlqimin tim nga studio ku e kisha regjistruar”, rrëfeu Getinjo.





